Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 12.11.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Isuf Shehu, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 14.11.2019, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Isuf Shehu, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.