Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Kastriot Selita, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.06.2019, me shumicë votash vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Kastriot Selita, gjyqtar/kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
  2. Transferimin pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të dosjes që i përket çështjes administrative me palë ndërgjyqëse paditëse shtetasin me inicialet B.V dhe të paditurin, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, përfunduar me vendim të Gjykatës Administrative të Apelit nr. 309 datë 06.02.2019.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.