Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 05.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Klodian Kurushi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 10.12.2019, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Klodian Kurushi, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime te Rënda.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu , znj. Alma Faskaj relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.