Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 2.11.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Nazmi Troka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 4.11.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Nazmi Troka, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.        

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj,  znj. Suela Zhegu relatore dhe znj. Firdes Shuli anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.