Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 07.10.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Ndini Tavani, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 11.10.2019, me shumicë votash vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ndini Tavani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.