Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.11.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Përparim Kulluri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 06.11.2019, vendosi:

Shkarkimin nga deryra të subjektit të rivlerësimit, Përparim Kulluri, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.