Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 9.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Qemal Zaimi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 10.12.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, z. Qemal Zaimi, nëpunës/përgjegjës në njësinë e vlerësimit etik e profesional në KLGJ.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Genta Tafa Bungo relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.