Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 22.12.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Selami Zalli bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 23.12.2021, vendosi:

  1. Ndërprerjen e procesit të  rivlerësimit  për z. Selami Zalli, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
  2. Ndalimin e emërimit si gjyqtar ose prokuror i cdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë15-vjeçare.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, z. Olsi Komici relator dhe znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.