Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 23.2.2022 për subjektin e rivlerësimit, z. Shpëtim Reka i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën  25.2.2022, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Shpëtim Reka, Gjyqtar në Gjykatën së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Genta Tafa Bungo relatore dhe znj. Alma Faskaj anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.