Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Zeqir Hoda , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 08.07.2019, vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Zeqir Hoda, prokuror në Prokurorinë pranë Gykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
  2. Në zbatim të pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të përcjell për vlerësim etik dhe profesional pranë organit kompetent dy çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Genta Tafa (Bungo) anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.