Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën, 7.9.2021 dhe në datë 14.9.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Adelina Zarka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.9.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Adelina Zarka, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Valbona Sanxhaktari relatore dhe z. Olsi Komici anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.