Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Anita Jella, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 10.12.2019, vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Jella, prokurore/drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
  2. Transferimin e procedimin penal Nr. 405 regjistruar në datën 10.3.2014, pranë organit kompetent për inspektim dhe vlerësim.
  3. Transferimin e dy çështjeve që lidhen me ndjekjen e procedurës si drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës pranë organit kompetent për t’u marrë parasysh për vlerësimin periodik të subjektit të rivlerësimit.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj pikës 1 të këtij vendimi mund të ushtrohet  ankim  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.