Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 15.2.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj. Edlira Cufi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën  17.2.2022, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Edlira Cufi, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Alma Faskaj relatore dhe znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.