Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pasi analizoi dokumentacionin në lidhje me dorëheqjen e subjektit, znj. Elona Kana,  nga vazhdimi i mëtejshëm i procesit akademik/praktik në Shkollën e Magjistraturës, dhe i  dha  mundësinë subjektit për t’u dëgjuar lidhur me kërkesën e dorëheqjes, si një ndër elementët e procesit të rregullt në shqyrtimin e kësaj çështjeje që sjell pasoja të drejtpërdrejta mbi statusin e saj ligjor, në seancën e datës 03.02.2020, vendosi:

  •  Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Elona Kana, është ndërprerë.
  •  Të deklarojë humbjen e së drejtës së saj për t’u emëruar gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme, për një periudhë 15-vjeçare.

 

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.Ky vendim, mund të ankimohet  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.