Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave publike në datën 15.11.2021, 19.1.2022 dhe në datë 16.5.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Enkelejda Kapedani i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 18.5.2022, me shumicë votash vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkelejda Kapedani, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Brunilda Bekteshi relatore dhe znj. Pamela Qirko anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit