Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 11.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Entela Shedula, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 04.06.2020, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Entela Shedula, kryetare/gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine , znj. Suela Zhegu relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.