Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 17.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Esmeralda Keshi (Cami), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 19.06.2019 vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Esmeralda Keshi (Cami), prokurore/drejtuese pranë Prokurorisë së Rrethit Dibër.
  2. Në zbatim të pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të përcjellë për vlerësimin etik dhe profesional pranë organit kompetent, një çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Pamela Qirko , znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Firdes Shuli anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.