Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 26.1.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj. Fahrije Gjana (Vata) bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën  28.1.2022, vendosi:

Shkarkimin nga  detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Fahrije Gjana (Vata), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Olsi Komici relator dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.