Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 17.5.2021, për subjektin e rivlerësimit, znj. Flojera Davidhi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 18.5.2021, vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Flojera Davidhi me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.
  1. Në zbatim të pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të transferojë pranë organit kompetent për inspektim nëse evidentohen shkaqe që përbëjnë shkelje disiplinore çështjen me numër regjistri themeltar 170/1255,  përfunduar me vendimin nr. 373, datë 1.4.2019.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko,  znj. Etleda Çiftja relatore, z. Roland Ilia  anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.