Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 22.2.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj. Flutura Hoxha  i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën  25.2.2022, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Znj. Flutura Hoxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, z. Roland Ilia relator dhe znj. Pamela Qirko anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.