Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 15.7.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 21.7.2020, vendosi:

1.Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër.

2. Transferimin e çështjes që i korrenspondon Vendimit nr. 454, datë 12.5.2015, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr.84/2016.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z. Lulzim Hamitaj relator, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.