Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 08.1.2021 për subjektin e rivlerësimit, Lindita Ziguri bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.1.2021, me shumicë votash vendosi:

Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, znj. Lindita Ziguri (Male), prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare,  do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.