Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë seancën degjimore për subjektin e rivlerësimit Znj. Marinela Osmanaj, të përcaktuar për t’u zhvilluar sot, datë 15.1.2021,  duke njoftuar çeljen e hetimit administrativ edhe ne dy kriteret e tjera, atë të kontrollit të figurës dhe vlerësimit profesional. 

​Lidhur me ecurinë e procesit të rivlerësimit, subjekti do të informohet përmes postës elektronike.

Seanca dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.