Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 13.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Marsela Balili, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.01.2020, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Marsela Balili, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.