Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 21.4.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Rezarta Aliu bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 22.4.2021, vendosi:

Konfirminin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Rezarta Aliu, gjyqtare në GjykatënAdministrative së Shkallës së Parë Durrës.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.