Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12.7.2021, për subjektin e rivlerësimit, znj. Riselda Fishta  bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 14.7.2021, vendosi:

  1. Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit znj. Riselda Fishta, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.
  2. Në përfundim të këtij trajnimi, pas administrimit të rezultateve të arritura nga subjekti, Komisioni do të përfundojë procesin e rivlerësimit, bazuar mbi të tre kriteret e rivlerësimit.
  3. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Genta Tafa Bungo  relatore dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe Shkollës së Magjistraturës brenda 30 ditëve.
  4.  Ky vendim është i paankimueshëm, bazuar në pikën 2 të nenit F të Aneksit të Kushtetutës.