Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 1.7.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Shpresa Beçaj, bazuar në nenin D, DH dhe E të Aneksit të Kushtetutës si dhe në nenet 31,35, 41 dhe 58 të ligjit nr. 84/2016 sot, në datën 3.7.2020, vendosi: 

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Shpresa Beçaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit, Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, z. Lulzim Hamitaj relator, z. Olsi Komici anëtar , do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.