Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10.11.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Teuta Hoxha bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Teuta Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Xhensila Pine relatore, z. Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 22.11.2022.