Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 22.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, Valbona Vata bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 23.12.2020, vendosi:

Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, znj. Valbona Vata, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Shkodër​.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Valbona Sanxhaktari  anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.