Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), znj. Pamela Qirko zhvilloi sot, më 11 mars 2022, një takim me Ambasadorin Vincenzo del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Gjatë takimit të zhvilluar në ambjentet e KPK-së, znj. Qirko shprehu në emër të Komisionit vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Kryetarja e Komisioni i paraqiti Ambasadorit edhe një rezyme të punës së deritanishme dhe pritshmëritë për përmbylljen e procesit, pas zgjatjes së mandatit të KPK.
Nga ana e tij, Kryetari i prezencës së OSBE-së garantoi mbështetjen e vazhdueshme në funksion të reformës në drejtësi dhe në veçanti për procesin e rivlerësimit kalimtar.