Data e vendimit: 28.03.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Ylli Dhimitri, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.
Data e vendimit: 27.03.2019
Subjekti i rivlerësimit:Znj. Nazmie Pengili, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.
Data e vendimit: 27.03.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Agim Ferizaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
Data e vendimit: 05.02.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Donika Prela, prokurore/ drejtuese në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Data e vendimit: 26.03.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Drita Velia, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.
Data e vendimit: 26.03.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Myriban Mullaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 25.03.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Fatmir Lushi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 26.03.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Fatmir Lushi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan/drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 21.03.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Çlirim Shahini, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 26.03.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Çlirim Shahini, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Data e vendimit: 25.03.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Granit Qypi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.
Data e vendimit: 25.03.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Gjinovefa Gaba, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.