Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Znj. Marsida Xhaferllari, me detyrë Kryeinspektore e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përcaktuar në datë 11.03.2019, ora 9:00, do të shtyhet për në datë 11.03.2019, ora 11:00.

Kjo seancë do të mbahet në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë!

 

Vendimi Nr: 105
Data e vendimit: 12.02.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Elsa Toska, këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 21.03.2019.
Tiranë më 25.03.2019

Subjekti: Z. Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Etleda Çiftja, Roland Ilia, Firdes Shuli.

Subjekti: Znj. Marsida Xhaferllari, Kryeinspektore e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Roland Ilia, Xhensila Pine.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 15.02.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Peka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 04.03.2019 vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Dritan Peka, drejtues në Prokurorinë e Apelit Tiranë.
  2. Transferimin e praktikës së marrëdhënies së punës të z. A. M. me Prokurorinë e Apelit Tiranë, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore sipas pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, z. Lulzim Hamitaj relator, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi Nr: 97
Data e vendimit: 10.01.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Arben Zefi, gjyqtar dhe kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 25.02.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Çeno, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 27.02.2019 vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Etleda Çiftja relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti: Z. Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

Vendimi Nr: 101
Data e vendimit: 23.01.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Altin Binaj, prokuror dhe drejtues pranë Prokurorisë së Apelit Vlorë.
 Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 11.03.2019.
Tiranë më 12.03.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Z. Dritan Peka, me detyrë prokuror dhe drejtues në Prokurorinë e Apelit Tiranë, përcaktuar në datë 21.02.2019, ora 10:00, do të shtyhet për në datë 04.03.2019, ora 10:00.

Kjo seancë do të mbahet në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë!