Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 30.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Gentjan Medja bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 01.08.2018, me shumicë votash vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Gentjan Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 31.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Dritan Hallunaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 01.08.2018, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit , Dritan Hallunaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. 

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Pamela Qirko, znj.Genta Tafa (Bungo) relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 30.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Besnik Muçi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 01.08.2018, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit , Besnik Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, z. Olsi Komici relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 30.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Brunilda Kadi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 01.08.2018, vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Brunilda Kadi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2. Transferimin e çështjes civile të rregjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Tiranë me nr. 9821/1649, datë 23 maj 2017, pranë Organit Kompetent për  inspektimin e shkaqeve për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, sipas pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, z.Roland Ilia relator, znj. Firdes Shuli anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi Nr: 27
Data e vendimit: 25.06.2018
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Brikena Ukperaj (Lubonja), gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 17.08.2018.
Tiranë më 20.08.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 30.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Medi Bici, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 31.07.2018, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit , Medi Bici, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj.Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 27.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Dritan Rreshka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 31.07.2018, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit , Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 27.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Artan Broci, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 31.07.2018, me shumicë votash vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit , Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj.Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti: Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Trupi gjykues:Firdes Shuli, Roland Ilia, Pamela Qirko

Subjekti: Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Trupi gjykues: Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko