Subjekti: Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Trupi gjykues: Etleda Ciftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari

Subjekti: Arben Nela, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Trupi gjykues: Etleda Ciftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 10.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Admir Thanza, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 17.07.2018 vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z.Olsi Komici, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, Tom Ndreca, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 17.07.2018 vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Brunilda Bekteshi, znj. Firdes Shuli relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti: Antoneta Sevdari, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Trupi gjykues: Firdes Shuli, Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari

Subjekti: Znj. Nertina Kosova, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Trupi gjykues: Firdes Shuli, Roland Ilia, Olsi Komici

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 12.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Gani Dizdari, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 16.07.2018 vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Pamela Qirko, z. Roland Ilia  relator, z. Olsi Komici  anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti: Artan Zeneli, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Trupi gjykues: Etleda Ciftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari

Subjekti: Tom Ndreca, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Trupi gjykues: Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Firdes Shuli

Vendimi Nr: 24
Data e vendimit: 13.06.2018
Subjekti i rivlerësimit: Z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese