SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR  ZHVILLIMIN E GJYKIMIT TË ÇËSHTJES NË SEANCË PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT  Z. Valentin Preçi

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Institucioni i Komisionerëve Publikë bashkorganizuan konferencën “7 vite rivlerësim kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që shënon edhe përfundimin e procesit të vettingut. Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues dhe anëtarë të organeve të rivlerësimit, të drejtësisë, ministra, ambasadorë, përfaqësues ndërkombëtarë, drejtues të institucioneve të tjera të pavarura, përfaqësues të shoqërisë civile, medias etj.

Në fjalën e mbajtur, Kryetari i KPK-së, z. Roland Ilia, bëri një bilanc të veprimtarisë së Komisionit, ku theksoi se përgjatë 7 viteve të fundit u realizua një proces i plotë, i thellë dhe gjithëpërfshirës për 805 subjekte rivlerësimi.

Ai nënvizoi se 89% e vendimeve të KPK-së kanë mbetur të pandryshuara, tregues ky shumë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e vendimmarrjes së Komisionit.

Kryetari i KPK-së vlerësoi kontributin e qytetarëve në procesin e vettingut. “Në rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve një rol tjetër të rëndësishëm kanë luajtur edhe qytetarët shqiptarë, të cilët përmes 6620 denoncimeve të përcjella pranë Komisionit kanë kontribuuar në kryerjen e një procesi sa më të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, u shpreh z. Ilia.

Ai falënderoi dy ish-drejtueset e KPK-së, znj. Genta Tafa (Bungo) dhe znj. Pamela Qirko, për rolin dhe kontributin e tyre në ngritjen dhe konsolidimin e institucionit, si dhe përfaqësimin e tij me dinjitet në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Z. Ilia nënvizoi se përmbyllja me sukses e procesit të rivlerësimit, me kontribut të drejtpërdrejtë në forcimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës, do të sjellë një avancim më të shpejtë të vendit në procesin e integrimit në BE.

 

 

 

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR  ZHVILLIMIN E GJYKIMIT TË ÇËSHTJES NË SEANCË PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT  Z. Ken Dhima

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR  ZHVILLIMIN E GJYKIMIT TË ÇËSHTJES NË SEANCË PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT  Znj. Eriselda Bala

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

Vendimi Nr: 811
Data e vendimit: 08.11.2024
Subjekti i rivlerësimit Znj. Eranda Laze, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Vendimi Nr: 808
Data e vendimit: 11.10.2024
Subjekti i rivlerësimit Z. Gëzim Veizi, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës
   Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 20.12.2024.
   Tiranë, më datë 23.12.2024.
Vendimi Nr: 812
Data e vendimit: 08.11.2024
Subjekti i rivlerësimit Z. Lazer Çardaku, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

 

Vendimi Nr: 814
Data e vendimit: 14.11.2024
Subjekti i rivlerësimit Z. Spartak Mitrushi, me detyrë ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 20.12.2024.
Tiranë, më datë 23.12.2024.

 

Vendimi Nr: 810
Data e vendimit: 04.11.2024
Subjekti i rivlerësimit  Znj. Laureta Ahmeti, me detyrë ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 20.12.2024.
Tiranë, më datë 23.12.2024.

 

Vendimi Nr: 815
Data e vendimit: 21.11.2024
Subjekti i rivlerësimit  Znj. Marjola Beluli, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 20.12.2024.
Tiranë, më datë 23.12.2024.