Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, po kryen me përgjegjësi  dhe transparencë të plotë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Nga muaji shkurt i vitit 2018 deri në muajin dhjetor të vitit 2019, Komisioni ka marrë 221 vendime: 94 vendime për konfirmim në detyrë për subjektet e rivlerësimit; 83 vendime për shkarkim nga detyra për subjektet e rivlerësimit; dhe 19 vendime për ndërprerje të procesit  sipas nenit G, të Aneksit të Kushtetutës, pas dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit. Është pushuar procesi i rivlerësimit për 8 subjekte, në bazë të nenit 56, të ligjit nr. 84/2016 (dorëheqje nga detyra brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 84/2016).

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, bazuar në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative,  në ligjin nr. 96/2016 dhe në  ligjin nr. 84/2016, ka përfunduar procesin e rivlerësimit pa një vendim përfundimtar për 16 subjekte rivlerësimi (15 prej të cilëve iu kishte mbaruar statusi i magjistratit për shkak të mbushjes së moshës për pension). Komisioni ka marrë vendim për pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare për 1 subjekt rivlerësimi.

Në bazë të nenit 4, të ligjit nr. 84/2016, Komisioni ka të drejtë të marrë vendimin përfundimtar për subjektet e rivlerësimit bazuar në një ose disa prej kritereve të vlerësimit, në vlerësimin e përgjithshëm të të tria kritereve ose në vlerësim tërësor të procedurave.

Gjatë kësaj periudhe pjesa më e madhe e vendimeve të Komisionit është bazuar  në vlerësimin e subjektit mbi tri kritere (vlerësimi i pasurisë; vlerësimi i figurës; dhe vlerësimin e aftësive profesionale). Vendimet e tjera janë marrë bazuar në një ose dy prej kritereve të  vlerësimit, kjo si rezultat i qartësisë së gjetjeve dhe i  krijimit të bindjes së brendshme të trupit gjykues në vendimmarrje, por gjithashtu edhe për ekonomi gjyqësore. Nga shkurti i vitit 2018 deri  në  dhjetor 2019  − 141 vendime janë dhënë bazuar në të tria kriteret e vlerësimit, 13 vendime bazuar në dy kritere  vlerësimi dhe 25 vendime bazuar vetëm në një kriter vlerësimi.

Ndërsa vetëm për periudhën shtator 2019 − dhjetor 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka prodhuar këto rezultate, si më poshtë:

13 vendime konfirmim në detyrë;

15 vendime shkarkim nga detyra;

4 vendime ndërprerje procesi sipas nenit G, të Aneksit të Kushtetutës.

Nga 32 vendime në total për këtë katër mujor 29 vendime janë marrë në unanimitet, ku të gjithë anëtarët e trupit gjykues kanë votuar në mënyrë të njëjtë, ndërsa  në 3 prej tyre me shumicë votash.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit garanton qytetarët se do të vijojë punën me intensitet për të realizuar deri në fund procesin e rivlerësimit, duke  zbatuar vetëm Kushtetutën dhe ligjin.

Të dhënat statistikore më të detajuara gjenden në dy raportet bashkëlidhur.

Raporti-shkurt-2018-dhjetor-2019.

Raporti-shtator-dhjetor-2019.

Vendimi Nr: 225
Data e vendimit: 07.01.2020
Subjekti i rivlerësimit:Z. Astrit Haxhialushi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 19.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, Edmond Hyka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 20.12.2019, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Edmond Hyka, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, z. Olsi Kocimici relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18.12.2019, për subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Kalaja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 20.12.2019, me shumicë votash vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Astrit Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
  2. Transferimin e dosjes së Gjykatës së Apelit Shkodër, që i përket procedimit penal nr. akti 1201 dhe nr. çështje 28325, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit  nr. 84/2016.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues, i kryesuar nga z. Olsi Komici, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti: Z. Astrit Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj

Subjekti: Z. Edmond Hyka, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine, Olsi Komici

Subjekti: Z. Edmond Hyka, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine, Olsi Komici

Subjekti: Z. Astrit Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj

Vendimi Nr: 206
Data e vendimit: 07.11.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Brunilda Malo (Orhani), gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë.
Vendimi Nr: 201
Data e vendimit: 25.10.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Sonila Muhametaj (Domi), prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 07.01.2020

Tiranë më 08.01.2020.