Subjekti: Znj. Irena Brahimi, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër 

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj

Subjekti: Z. Spartak Çoçoli, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari

Subjekti: Znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Roland Ilia, Brunilda Bekteshi

Vendimi Nr: 227
Data e vendimit: 17.01.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Sandër Simoni, gjyqtar/kryetar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
   Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 28.07.2020
   Tiranë më 29.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 7.6.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 10.7.2020, vendosi:

 

1.    Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

2.    Transferimin për inspektim, pranë organit kompetent të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë, përkatësisht:

Vendimi nr. 2915, datë 29.9.2016; Vendimi nr. 300, datë 18.2.2016, si dhe dy vendimet e Gjykatës Administrative të Apelit, përkatësisht:

Vendimi nr. 126, datë 4.2.2014; Vendimi nr. 1180, datë 2.4.2014.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues, me kryesuese znj. Suela Zhegu , relatore znj. Genta Tafa Bungo dhe anëtare  znj. Firdes Shuli, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të  Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         

Subjekti: Znj. Alkelina Gazidedja, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative së Apelit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Firdes Shuli, Genta Tafa (Bungo)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njofton se pas zhvillimit të seancave dëgjimore  për subjektin e rivlerësimit Z. Moisi Duda, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës, si edhe pasi analizoi shpjegimet dhe dokumentacionin provues të paraqitur nga subjekti, vendosi riçeljen e hetimit administrativ, kryesisht për kriterin e pasurisë si dhe rihapjen e hetimit për dy kriteret e tjera, atë të figurës dhe aftësive profesionale.

Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të institucionit.

 

 

 

Vendimi Nr: 258
Data e vendimit: 12.06.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Gjon Fusha, prokuror/drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
   Vendimi mori formë të prerë më datë 28.07.2020, pasi nuk u ankimua më datë 27.07.2020
   Tiranë më 28.07.2020

Subjekti: Znj. Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Etleda Çiftja, Firdes Shuli, Roland Ilia

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 30.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Rozeta Qirjaqi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 8.7.2020, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, z. Roland Ilia relator, znj. Firdes Shuli anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të  Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.