Vendimi Nr: 144
Data e vendimit: 30.04.2019
Subjekti i rivlerësimit:Znj. Elidjana Kasa, prokurore/drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 17.06.2019.
Tiranë më 18.06.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 27.05.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Dhimiter Lara, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 29.05.2019 me shumicë votash vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Dhimitër Lara, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

Subjekti: Z. Dhimiter Lara, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Etleda Çiftja, Firdes Shuli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 27.05.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Roland Jaupaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 28.05.2019 vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Roland Jaupaj, ​gjyqtar/kryetar pranë  Gjykatës së Rrethit Fier.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Genta Tafa (Bungo), znj. Pamela Qirko relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti: Z. Roland Jaupaj, gjyqtar/kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Genta Tafa (Bungo)Etleda Çiftja, Pamela Qirko.

Subjekti: Z. Luan Hasneziri, gjyqtar në gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj

Subjekti: Z. Dhimiter Lara, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Etleda Çiftja, Firdes Shuli

Subjekti: Z. Roland Jaupaj, gjyqtar/kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Genta Tafa (Bungo)Etleda Çiftja, Pamela Qirko.

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË  PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Znj. NERTINA KOSOVA 

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin, z. Petrit Fusha, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë. Lidhur me rastin, Komisioni ka vënë në dijeni edhe Prokuroren e Përgjithshme. ​