Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 23.04.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Altina Xhoxhaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 03.05.2018, me shumicë votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Altina Xhoxhaj, gjyqtare pranë Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Brunilda Bekteshi relatore dhe znj. Genta Tafa (Bungo) anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.