Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 10.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Kostaq Beluri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 12.07.2018, vendosi:
1.Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Kostaq Beluri, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.
2. Me shumicë votash, transferimin e çështjes që i përket procedimit penal nr. 3, viti 2016, pranë organit kompetent për inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, sipas pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.