Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 10.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Admir Thanza, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 17.07.2018 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z.Olsi Komici, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.