Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 21.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Rovena Gashi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 25.07.2018, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Genta Tafa (Bungo), z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.