Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 30.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Brunilda Kadi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 01.08.2018, vendosi:
- Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Brunilda Kadi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2. Transferimin e çështjes civile të rregjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Tiranë me nr. 9821/1649, datë 23 maj 2017, pranë Organit Kompetent për inspektimin e shkaqeve për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, sipas pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, z.Roland Ilia relator, znj. Firdes Shuli anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.