Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 31.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Dritan Hallunaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 01.08.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit , Dritan Hallunaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Pamela Qirko, znj.Genta Tafa (Bungo) relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.