Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 31.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Gentian Osmani bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 02.08.2018 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Roland Ilia relator, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.