Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 07.11.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Miranda Nakaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 08.11.2018 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Miranda Nakaj, ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.