Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 08.01.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Gentjan Jahjolli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 09.01.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Gentjan Jahjolli, këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.