Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 02.04.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Fehmi Petku, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 09.04.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Fehmi Petku, kryetar/gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Genta Tafa (Bungo), znj. Xhensila Pine relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.