Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.05.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Pasho, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 16.05.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Arben Pasho, prokuror /drejtues pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, z. Olsi Komici relator, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.