Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 17.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Klodiana Veizi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 21.06.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Klodiana Veizi, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.